Akordi është arritur, mungon vetëm zyrtarizimi i Elseid Hysajt tek klubi...

  • 11 July 2019 - 09:50
Akordi është arritur, mungon vetëm zyrtarizimi i Elseid Hysajt tek klubi...

Ishte përfolur shumë një kalim i mundshëm i mbrojtësit të kombëtares sonë Elseid Hysaj, tek skuadra e Atletico Madrid, dhe tashmë duket se marrëveshja për këtë transferim është arritur.

Ky lajm u bë i ditur nga gazeta italiane “La Repubblica”.

Ata njoftojnë se akordi mes klubit spanjoll dhe atij italian për transferimin e Hysajt është arritur.

Nuk bëhen ditura më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje.

(Kosova Sot Online)