Talenti i Vëllaznimit i bashkohet Prishtinës

  • 15 July 2019 - 17:33
Talenti i Vëllaznimit i bashkohet Prishtinës

“Bardhekaltrit” i kanë përforcuar radhët e tyre me qendërmbrojtësin perspektiv dhe stabil të Vëllaznimit, Art Maloku, i cili ndihet i lumtur që iu bashkua klubit më të madh në Kosovë

Prishtina ka arritur akordin me talentin gjakovar 18 vjeç, Art Maloku, i lindur më 21.12.2000, të vishet Bardhekaltër, njofton klubi Bardhekaltër përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Qendërmbrojtësi i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror me Vëllaznimin.

Ndërsa, ka qenë edhe pjesë e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës.

Maloku, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mbrojtës krahut.

“Normalisht, kam qenë si i befasuar dhe i mrekulluar me interesimin e Prishtinës. Pa dyshim që pranova ofertën që të jem pjesë e klubit më të madh në vend. Shpresoj dhe besoj shumë të imponohem dhe të tregoj aftësitë e mia. Pa dyshim, falënderoj shumë familjen e posaçërisht babën që më ka qëndruar afër në mbështetje. Shpresoj shumë se do të realizoj ëndrrën”, ka thënë Maloku me rastin e nënshkrimit të kontratës. 

(Kosova Sot Online)