Trajneri nuk e do te Levante, por Sadiku lë pushimet dhe shfaqet në stërvitje

  • 15 July 2019 - 19:24
Trajneri nuk e do te Levante, por Sadiku lë pushimet dhe shfaqet në stërvitje

Levante ka nisur stërvitjet ditën e hënë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve i janë bashkuar klubit.

Trajneri Paco Lopez ka të gjithë ekipin në dispozicion, përveç Moses Simonit që ishte i grumbulluar me ekipin e tij në Kupën e Afrikës.

Emri tjetër që nuk ishte shfaqur ishte sulmuesi Armando Sadiku.

Elbasanasit i është komunikuar që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Paco Lopez, raporton telesport. Ky i fundit nuk e sheh shqiptarin si të aftë për të rivalizuar për formacion, apo të ketë minuta në La Liga.

Kjo situatë nuk e ka penguar aspak Sadikun, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është shfaqur në Valencia.

Futbollisti 28-vjeçar i është bashkuar shokëve të skuadrës në fushë dhe do të mundohet të bindë sërish trajnerin Paco Lopez pas rikthimit nga Lugano.

(Kosova Sot Online)