Shpërthen Sneijder: Njerëz mu*a që flasin broçkulla për mua dhe Yolanthen, jeni të çmendur

  • 16 July 2019 - 08:50
Shpërthen Sneijder: Njerëz mu*a që flasin broçkulla për mua dhe Yolanthen, jeni të çmendur

Wesley Sneijder i ka hedhur poshtë lajmet se ai e ka paguar Yolanthe Cbau 15 milionë euro për ta zgjedhur çështjen e shkurorëzimit me të, duke shëprthyer në kritika të ashpra ndaj mediave.

Në fillim të këtij viti u raportuar se Sneijder dhe aktorja ishin ndarë pasi ish-përfaqësuesi i Holandës e kishte pranuar përmes një postimi në Instagram më mars se e kishte katandisur disa herë.

Ata pushtuan ballinat edhe këtë javë në mediat turke, të cilat pohuan se Yolanthe e kishte kërkuar më shumë para Sneijderit, por çështja ishte zgjidhur për 15 milionë euro.

Ish-ylli i Ajaxit, Real Madridit dhe Interit zgjodhi përsëri Instagramin për të reaguar, duke konfirmuar se nuk është më i martuar me Yolanthe, por këmbënguli se nuk ia ka paguar asnjë cent ish-gruas.

“Thashethemet bëhen nga ata që të urrejnë, shpërndahen nga budallenjtë dhe pranohen nga idiotët. Nuk do të jem i mirë më ndaj këtyre njerëzve mu*a që po flasin broçkulla për mua dhe Yolanthe”, shkroi Sneijder në reagimin e tij ndaj mediave.

“Të jem i qartë me ju. E para, është e vërtetë që nuk jemi më bashkë tash e një kohë. Ama ende nuk jemi të shkurorëzuar. Kam bërë shumë gabime në martesën tonë. Por ky nuk është problemi i askujt. Yolanthe ende është e mirë me mua dhe kujdeset për djalin tonë çdo ditë. E dyta, ajo nuk ka nevojë për asgjë nga ana ime sepse i ka të vetat. Mediat turke shkruan se ajo i donte 19 milionë dhe unë ia dhashë 15?! Haha, ju njerëz jeni po bëheni seç herë e më të çmendur. Vetëm sikur ta dinin realitetin njerëzit”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )