Ka një klas të jashtëzakonshëm, magjia e radhës e ish-sulmuesit të Barcelonës

  • 18 korrik 2019 - 17:21
Ka një klas të jashtëzakonshëm, magjia e radhës e ish-sulmuesit të Barcelonës

Alcacer ka vazhduar t’i impresionojë të gjithë te Borussia Dortmundi.

Që prej largimit nga Barcelona, Paco Alcacer është shndërruar në sulmues vrasës te Borussia Dortmundi, i cili e mbylli sezonin e parë me 16 gola në 21 paraqitje në Bundesliga.

Ai ka dhënë sinjale sërish për një tjetër sezon magjik në Gjermani.

25-vjeçari ka shënuar një gol të bukur ne fitoren 3-1 të Borussia Dortmundit në miqësoren ndaj Seattle Sounders FC.

Alcacer shënoi për rezultatin 2-0 në minutën e 50’, derisa realizuan edhe Marius Wolf (36’) dhe Jadon Sancho (77’).

(Kosova Sot Online)