Barça, Real Madrid apo Atletico, kush ka skuadër më të mirë?
Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë qenë shumë aktive në merkato me transferimin e lojtarëve të rinj, çka do të thotë se gara për titullin e La Ligas sezonin 2019/20 do të jetë edhe më interesante.
Reali është klubi që ka shpenzuar më së shumti, 303 milionë euro, Barcelona 237 milionë dhe Atletico Madrid 196.5 – kurse nuk duhet harruar se ata mund të rivalizohen nga Sevilla fantastike, që ka shpenzuar (123,5 milionë euro).
Joao Felix, Hazard, Griezmann, De Jong, Jovic – janë ndër transferimet më të mëdha këtë verë në Evropë, që kanë përforcuar Realin, Atleticon e Barcelonën.
Duke lënë anash tani për tani Pogban që kërkon Reali, James që lidhet me Atleticon dhe rikthimin e mundshëm të Neymar në Barça – klubet kanë krijuar 11-she të frikshme dhe me shumë opsione.
Valverde, Simeone dhe Zidane do të kenë ekipe të shkëlqyera për sezonin 2019/20, por kush në të vërtetë ka skuadër më të mirë?
(Kosova Sot Online)