Sheh përmirësim por "i djeg" humbja, Antonio Conte flet pas ndeshjes Juventus-Inter

  • 24 korrik 2019 - 17:47
Sheh përmirësim por

Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli pas humbjes së pësuar ndaj Juventusit me penallti në International Champions Cup. Takimi u luajt në Naizhing të Kinës.

"Mendoj se ka pësuar përmirësime në krahasim me ndeshjen e parë që kemi luajtur ndaj Luganos. Pas asaj me Junajtid, mendoj se skuadra është përmirësuar në shumë aspekte. E rëndësishme është që intensiteti të futet në kokën e futbollistëve: kemi nevojë për një futboll intensiv dhe të ushtrojmë presion. Kur kemi topin, përpiqemi të propozojmë idetë tona". 

Mbi rezultatin: "Ashtu si e shoh unë, duhet të jem i kënaqur sepse kam një grup lojtarësh që më japin shumë disponibilitet. E them këtë, pasi kemi humbur me penallti. Edhe nëse është miqësore, edhe nëse humbasim me penallti, duhet të na djegë... Duhet të kemi këtë sjellje".

Mbi ndërtimin e lojës: "Ka pasur lëvizje të rëndësishme, shoh identitet, mënyra se si qëndrojmë në fushë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë: kokën ulur dhe pedalim, si gjithmonë".

(Kosova Sot Online)