Kosova, e 23-ta në Botërorin U-21

  • 25 July 2019 - 13:36
Kosova, e 23-ta në Botërorin U-21

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur eksperiencën historike në Kampionatin Botëror U-21. Dardanët kanë përfunduar në pozitën e 23-të në këtë kompeticion prestigjioz

Kombëtarja e Kosovësë U-21 në hendboll e mbylli Kampionatin Botëror U-21 “Spanja 2019” në vendin e 23-të.

Djelmoshat kosovarë sot fituan ndaj Australisë me rezultat bindës, 38:20.

Për komunitetin e hendbollit dhe sportin në përgjithësi, vendi i 23-të në botë dhe vetë kualifikimi në kampionatin botëror është sukses i madh.

Kosova e kishte siguruar pikën historike në këtë kompeticion pasi kishte barazuar me Bahrejnin 29:29.

(Kosova Sot Online )