Conte: Interi im kundër të gjithëve, do të luftojmë deri në fund

  • 30 korrik 2019 - 18:01
Conte: Interi im kundër të gjithëve, do të luftojmë deri në fund

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur për kampionatin që na pret, duke thënë se skuadra e tij do të luftojë me të gjithë .

Tekniku 49-vjeçar është i vetëdijshëm se ka marrë përsipër përgjegjësinë për ta rikthyer Interin në nivelet e dikurshme.

“Në Itali është një skuadër si Juventusi që ka ndërtuar shumë, e më pas vjen Napoli, me këtë dua të them se do të duhet kohë që të ngjitemi në këto nivele”.

“Nuk mund të ndërtojmë gjithçka brenda ditës. Gjithsesi rruga jonë ka nisur dhe dëshirojmë të jemi të aftë të luftojmë kundër kujtdo”, ka thënë Conte

Tutje ai u ndal duke folur për presidentin e Interit, Steven Zhang. 

“Pronarët e klubit dhe presidenti Zhang janë njerëz vizionarë”.

“Kanë investuar tek Interi sepse mendojnë se është skuadra e duhur për të shkuar lart”.

“Tek presidenti shoh një figurë të re që është gati të bëjë diçka të rëndësishme për Interin”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)