Fluturojnë dollarët në dasmën e Benjamin Kolollit
Benjamin Kololli i ka dhënë fund beqarisë mbrëmë duke hyrë dhëndër. Në mesin e dasmorëve pati prej tyre që e “qerasën” dhëndrin e ri me dollarë
Benjamin Kololli e ka bërë mbrëmë hapin më të rëndësishëm të jetës, duke i dhënë kështu fund beqarisë së tij.
Në dasmën e futbollistit të Kombëtares së Kosovës kishte mysafirë të shumtë, përfshirë këtu edhe futbollistë dhe miq të lojtarit.
Ndërsa, njëri prej mysafirëve e “qerasi” Kolollin edhe me dollarë, siç shihet në këtë video.
Kololli shpreson që ky vit të jetë i tij dhe krahas martesës të jetë i suksesshëm edhe me ekipin e tij, Zurich, e mbi të gjitha me ekipin kombëtar të Kosovës, me të cilin synon të kualifikohet në Euro 2020.
(Kosova Sot Online)