Trajneri i Ajaxit: S’mund të bëjmë asgjë nëse Reali e do Van de Beekun

  • 03 August 2019 - 09:32
Trajneri i Ajaxit: S’mund të bëjmë asgjë nëse Reali e do Van de Beekun

Ten Hag është i gatshëm ta humbasë edhe një tjetër lojtar të gjeneratës së artë të Ajaxit, Donny van de Beek.

Pas Matthijs de Ligt që u transferua në Juventus dhe Frenkie de Jong në Barcelonës, rrugës për ta veshur fanellën e një klubi të madh është edhe mesfushori, Donny van de Beek.

Ai gjatë ditës së djeshme e pranoi “Po, Real Madridi është duke u interesuar për mua”, ndërsa sot ka folur edhe trajneri Ten Hag.

Ai është i gatshëm që të heqë dorë nga 22-vjeçari pasi thotë se “Nëse Madridi vjen për të [Van de Beek] s’mund të bëjmë pothuajse asgjë”.

Ndërsa sipas Marcas, Van de Beek tashmë ka arritur marrëveshje personale me Madridin, mbetet vetëm që klubet të merren vesh për çmimin e transferimit.

Van de Beek sezonin e kaluar bëri 57 paraqitje me Ajaxin, duke shënuar 17 gola teksa ka dhuruar edhe 13 asiste. 

Image
Image

(Kosova Sot Online)