Pogba nuk është i lënduar, refuzon të luajë sepse dëshiron të transferohet në Madrid

  • 03 August 2019 - 15:43
Pogba nuk është i lënduar, refuzon të luajë sepse dëshiron të transferohet në Madrid

Vazhdon telenovela Paul Pogba.

U raportua se Paul Pogba ka probleme me shpin dhe se nuk do të luajë sonte në miqësoren që Manchester Unitedi e zhvillon me Milanin.

Por, sipas gazetarit të “El Chiringuito TV”, Jose Alvarez Haya, Pogba s’ka udhëtuar me klubin sepse është i pakënaqur me situatën dhe se dëshiron me çdo kusht të shkojë në Madrid.

“Pogba nuk ka asnjë dëmtim. Nuk ka udhëtuar me qëllim sepse nuk është i lumtur me situatën dhe dëshiron të shkojë në Real Madrid. Këtë tashmë ia ka komunikuar sërish Solskjaerit në stërvitjen e fundit. Largimi është i komplikuar për shkak se Woodward nuk dëshiron që ai të largohet”, shkroi në “Twitter” Alvarez.

(Kosova Sot online)