Bordeaux dhe Rennes në biseda për ta transferuar kapitenin e Arsenalit

  • 05 August 2019 - 18:33
Bordeaux dhe Rennes në biseda për ta transferuar kapitenin e Arsenalit

Arsenali janë në bisedime me Bordeaux dhe rennes për të transferuar kapitenin e Arsenalit, Laurent Koscielny i cili ka kërkuar largim nga Londra.

Mbrojtësi 33 vjeçar ka refuzuar që të udhëtojë me Arsenalin për ndeshjet parasezonale në SHBA pasi që klubi ia refuzojë atij kërkesën që të lirohet një vit para kontrate.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Arsenalit Unai Emery, është përpjekur për ta bindur Koscielnyn që të qëndrojë, por largimi i tij duket i pashmangshëm me disa skuadra të Francës që janë të interesuar për mbrojtësin.

As Bordeaux apo Rennes ende nuk mund të paguajnë shumë që kërkon Arsenali për ish përfaqësuesin e Francës, i cili është njëri prej lojtarëve që ka shërbyer më se shumti në klub, nga 2010-ta.

Largimi i Kosielnyt do të bënte që Arsenali të këtë mungesa në mbrojtës qëndrorë me vetëm Sokratis dhe Mustafi të cilët do të zëvendësoheshin me mbrojtësit pa përvojë të madhe si Rob Holding dhe Mavropanos. 

(Kosova Sot Online)