Nate Diaz godet McGregorin: Ai është një k*rvë e vogël dhe e llastuar

  • 13 August 2019 - 12:59
Nate Diaz godet McGregorin: Ai është një k*rvë e vogël dhe e llastuar

Nate Diaz pretendon se rivali i tij, Conor McGregor, është i llastuar dhe gjithçka që ka fituar në UFC i është dhënë lehtësisht.

Dyshja luftoi kundër njëri-tjetrin në kafazin tetëkëndësh në vitin 2016, në dy ndeshje të paharrueshme për titullin e “welterweight”. Diazi e kishte fituar të parën, ndërsa McGregori e kishte fituar rimeçin.

Irlandezit pastaj iu dha mundësia për ta fituar titullin e kampionit në kategorinë e peshave të lehta, në nëntor të vitit 2016. Ai shënoi fitore me nokaut kundër Eddie Alvarez, duke u bërë kampioni i parë i dyfishtë në histori të UFC-së.

McGregori pastaj e pati mundësinë për të luftuar me Floyd Mayweatherin në ringun e boksit, ku pësoi nokaut në rundin e dhjetë.

31-vjeçari e bëri kthimin e tij në UFC në tetor të vitit 2018, duke luftuar për titullin botëror kundër Khabib Nurmagomedovit. Ndërkohë, Diazi ka qenë jashtë ringut që kur pësoi ndaj irlandezit në gusht të vitit 2016. Ai e ka akuzuar Dana White se po e nënvlerëson duke i ofruar atij meçe të dobëta.

Diaz, i cili më në fund do të kthehet në botën e UFC-së të shtunën, kur do të përballet me Anthony Pettis, tha: “Çfarë po kërkoj tani? Këtë gjë po e them edhe unë. Unë e arrij kulmin dhe ata më kërkojnë të bëjë gjëra nënvlerësuese”.

“Është në rregull që ai po bën çfarë do bën, por është një k*rvë e vogël dhe e llastuar. Kjo ka ndodhur pasi që ata i kanë dhënë atij gjithçka. Ndërsa, për mu ata nuk kanë bërë asgjë”.

(Kosova Sot Online)