Andre Silva drejt Valencias

  • 13 August 2019 - 19:11
Andre Silva drejt Valencias

Sulmuesi i Milan, Andre Silva raportohet se i është ofruar Valencias si zëvendësues i Rodrigo Morenos që mund të kalojë në Atletico Madrid

Mediat spanjolle konsiderojnë se transferi i Rodrigos në Atleti është punë e kryer, me testet mjekësore që do të kryhen nesër në mëngjes.

Posa të kompletohet ky transfer, atëherë do të ndryshojnë gjërat në treg pasi që në skenë do të involvohen edhe klubet e Serie A.

Kështu kjo do të mundësojë që Angel Correa të largohet nga Atletico Madrid në Milan për 55 milionë euro, kurse do të lejojë edhe Napolin që të jenë në garë si i vetmi klub që kërkon James Rodriguezin e Real Madridit.

Sipas gazetës spanjolle AS dhe gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Valencia do ta zëvendësojë Rodrigo Morenon me sulmuesin e Milanit, Andre Silva.

Portugezi e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në Sevilla, të cilët nuk e shfrytëzuan opsionin e tyre për ta blerë në fund të sezonit.

23-vjeçari shënoi 11 gola dhe bëri tre asiste në 40 ndeshje si i huazuar në La Liga vitin e kaluar.

(Kosova Sot Online)