Athletic Bilbao – Barcelona, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave

  • 16 August 2019 - 21:57
Athletic Bilbao – Barcelona, rezultati dhe statistikat pas 45 minutave

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.

45 minutat e parë e ndeshjes së parë në La Liga mes të Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, që po zhvillohet në “San Mames”, nuk kanë prodhuar gola, duke përfunduar 0-0.

Dy skuadrat krijuan raste dhe bën lojë të hapur, me Barcelonën që krijoi më shumë, e cila madje goditi dy herë shtyllën, topi thjesht s’donte të përfundojë brenda. 

Fillimisht Luis Suarez e goditi shtyllën në minutën e 30’ ku edhe mbeti i lënduar.

Vendin e tij e zuri Rafinha i cili pak para përfundimit të pjesës së parë, goditi gjithashtu shtyllën, por edhe ai ishte i pafat dhe rezultati i pjesës së parë mbeti ashtu siç filloi ndeshja, 0-0.

Në këtë ndeshje nuk po luan Lionel Messi, ai ende nuk është kthyer nga lëndimi që pësoi në stërvitje ditë më parë, kurse Griezmann dhe De Jong po luajnë nga fillimi.

Image

(Kosova Sot Online)