“Neymari e ka pështyrë fanellën dhe tifozët e PSG-së”

  • 17 August 2019 - 17:25
“Neymari e ka pështyrë fanellën dhe tifozët e PSG-së”

Ish-sulmuesi anësor, Jerome Rothen, beson se Neymari e ka “pështyrë” fanellën e Paris Saint-Germainit duke tentuar ta sigurojë largimin nga klubi francez gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Braziliani e ka kaluar të gjithë verën duke tentuar ta sigurojë një largim nga Paris Saint-Germainit dhe ai duket se po shkon gjithnjë e më afër kthimit në La Liga – ose me ish-klubin, Barcelonës, ose me Real Madridin.

Tifozët e Barcelonës e brohoritën emrin e tij përderisa e shikuan skuadrën e tyre të pësonte disfatë kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen hapëse të sezonit spanjoll, përderisa turma e tifozëve të PSG-së e bëri të qartë se nuk e do më brazilianin në skuadër, gjatë fitores kundër Nimesit.

“Unë kam shumë njerëz përreth meje të cilëve u pëlqente ai. E them këtë në kohën e kaluar sepse tani ai e ka pështyrë fanellën dhe këta njerëz të cilët e shpenzuan një pjesë të mirë pagës së tyre për t’i paguar biletat, të cilat ia japin atij pagën”, ka thënë Rothen në një intervistë për Le Parisien.

“Kur ai thotë se kujtimi më i mirë në karrierën e tij është përmbysja e rezultatin me Barcelonën, që ishte momenti më zhgënjyes  në histori të Paris Saint-Germainit, kjo është e gërditshme”.

“Ai do të largohet. Diskutimet kanë të bëjnë tani vetëm me anën financiare. Gjëja më e mirë do të ishte që ai të largohej sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të gjithë të ecim përpara. Do të jetë një humbje pasi që skuadra është më e fortë me Neymarin sesa pa të”. 

(Kosova Sot Online)