Mediat franceze e quajnë blof transferin e Barcelonës për Neymar, ia bëjnë qefin Messis

  • 18 August 2019 - 21:14
Mediat franceze e quajnë blof transferin e Barcelonës për Neymar, ia bëjnë qefin Messis

Philippe Coutinho është rrugës për t’ju bashkuar Bayern Munichut, por situata e Neymar është ajo që po e preokupon Barcelonën më se shumti në këtë moment.

Përfaqësuesit e Barcelonës kanë qenë në Paris këtë javë për të diskutuar një marrëveshje në mes të Neymar me Paris Saint-Germain, por e tërë kjo nuk mund të duket ashtu si është.

Sipas Le Parisien, afrimi për Neymar nuk duket të jetë serioz dhe thjesht është duke u bërë që ata ta mbajnë Messin të lumtur në klub.

Argjentinasi ka një shoqëri të mirë me Neymar gjatë kohës së tyre së bashku në Barcelonë dhe dëshiron që ish shoku i tij të kthehet në klub.

Le Parisien ka shkruar se bisedimet e Barcelonës për Neymar janë duke u bërë për ta mbajtur Messin të lumtur, me sugjerimin që ata nuk janë ka përpiqen shumë që të nënshkruajnë me brazilianin.

Neymar dëshiron të rikthehet në CampNou dhe përfaqësuesit e tij janë duke insistuar se ai nuk dëshiron të vazhdojë në PSG pas verës.

Për Barcelonën, megjithatë, do të jetë një marrëveshje e vështirë sa i përket termave financiar.

Gjigantët katalunas do të tentojnë ta huazojnë Neymarin fillimisht, apo ata të kenë mundësinë e shkëmbimit me lojtarë si: Ousmane Dembele, Nelson Semedo dhe Ivan Rakitic.

Humbja në ndeshjen e parë kundër Athleticos të premten ka nënvizuar problemet që Barcelona ka në sulm dhe tani nuk duket vetëm Messi i cili po e shtynë përpara rikthimin e Neymar.
(Kosova Sot Online)