I përmendet emri në operacionin Neymar, shpërthen Semedo në “Instagram”

  • 19 August 2019 - 14:26
I përmendet emri në operacionin Neymar, shpërthen Semedo në “Instagram”

Semedo nuk është dhe as që ka qenë ndonjëherë i përfshirë në operacionin ‘Neymar’.

Barcelona është duke i shikuar të gjitha mundësitë për ta rikthyer në “Camp Nou” Neymar Juniorin.

Për të mos shpenzuar shumë para, mundësia më e mirë është afrimi i disa lojtarëve.

Emri i Philippe Coutinhos ishte përmendur gjatë gjithë kohës, por braziliani tashmë është transferuar te Bayern Munich.

Një ndër emrat e shumtë që janë përmendur se mund të përfshihen në tentim për ta marrë Neymarin, është edhe ai i mbrojtësit të djathtë, Nelson Semedo.

Por, portugezi ka reaguar ashpër në Instastory, duke publikuar lajmin e “Mundo Deportivo” teksa ka shkruar “Mos folni budallallëqe, lajm i rrem”.

Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të gjitha mediat botërore, pasi për të po interesohet edhe Real Madridi. 

Image

(Kosova Sot Online)