Ish-trajneri i Gjermanisë: Coutinho s’është yll botëror, por zëvendësues te Barça

  • 20 August 2019 - 21:23
Ish-trajneri i Gjermanisë: Coutinho s’është yll botëror, por zëvendësues te Barça

Ish-trajneri i Gjermanisë, Berti Vogts, ka ngritur dyshime rreth kalimit të Philippe Coutinhos në Bayern Munich, duke thënë se braziliani nuk mund të jetë më një yll botëror siç ishte dikur.

Coutinho iu bashkua Bayernit të hënën si lojtar i huazuar për një vjet nga Barcelona, me kampionin gjerman që ka mundësinë ta blejë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Braziliani iu bashkua Barçës nga Liverpooli në janar të vitit 2018, në bazë të një marrëveshjeje në vlerë 160 milionë euro, por dështoi t’i përmbushë pritjet dhe ta arsyetojë shumë e majme u pagua për të gjatë qëndrimit të tij njëvjeçar e gjysmë në klub. 

Coutinho i nisi si titullar vetëm 22 ndeshje sezonin e kaluar dhe mori kritika të shumta nga tifozët dhe mediat për paraqitjet e tij.

27-vjeçari do ta nisë nga fillimi përsëri, por tani në Bavari, edhe pse Vogts është skeptik se Bayerni e ka siguruar lojtarin që ia vlen.

“Në shikim të parë, huazimi i Coutinhos është transferim i madh për Bundesligën”, tha Vogts për t-online.de.

“Por dua të ngre një pyetje: Përse një 27-vjeçar po largohet nga një klub botëror si Barcelona? Sepse ai është dorëzuar nga shpresa për të triumfuar atje”, shtoi ai.

“Mbase ai nuk është yll botëror, por një lojtar i cili – ndoshta në sezonin e ri – do të ishte zëvendësues për Barcelonën”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)