Menaxheri: Dembele qëndron në Barcelonë 100 për qind

  • 20 August 2019 - 23:49
Menaxheri: Dembele qëndron në Barcelonë 100 për qind

Moussa Sissoko, menaxheri i Ousmane Dembele, e ka ripërsëritur faktin se klienti i tij nuk do të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar veror.

Së fundmi ka pasur shumë thashetheme, me klubin që është zemëruar nga sjelljet e francezit, sepse ai mungoi në testet mjekësore të shtunën.

“Dembele nuk planifikon të largohet nga Barcelona së shpejti. Ai ndihet tepër mirë në klub dhe është i vendosur të qëndrojë më gjatë”, tha Sissoko.

“Përkundër ofertave nga disa klube të mëdha evropiane, Dembele dëshiron të qëndrojë. Për momentin, ai është në klubin më të madh në botë”, shtoi ai.

Sissoko i kritikoi mediat për pohimet se Dembele ka qëndrim negativ dhe se ardhja e mundshme e Neymarit në klub mund të ketë ndikim në të.

“Shkrime të pabaza duan t’ia prishin imazhin atij. Ama nuk do të kenë asnjë ndikim. Ai nuk do të ndikohet nga thashethemet për blerjet e reja”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)