Zbulohen fjalët e rënda të Lukakut për Man Unitedit para se t’i bashkohej Interit

  • 21 August 2019 - 22:21
Zbulohen fjalët e rënda të Lukakut për Man Unitedit para se t’i bashkohej Interit

Romelu Lukaku e ka kritikuar ashpër Manchester Unitedin në një video të xhiruar para se ai ta kompletonte kalimin te Interi.

“Ata na cilësojnë neve si budallenj, por ne e dimë se kush po i bën publikimet e fshehta. Nëse vërtet jam i padëshirueshëm, ta gjejmë një zgjidhje”, dëgjohet Lukaku duke thënë në video.

Përfaqësuesi belg kishte folur në një intervistë të gjatë për LightHarted me Joe Hart, duke e diskutuar largimin e tij të hidhur nga Unitedi dhe kalimin në Inter.

“Janë thënë shumë gjëra dhe unë nuk ndihem i mbrojtur. Pati shumë thashetheme, Rom po shkon atje, ata nuk e duan Romin dhe askush nuk u ngrit në këmbë për t’i hedhur poshtë këto”, shpjegoi ai.

“Ndodhi kështu për tre-katër javë. Unë prisja që dikush do të dilte dhe t’i ndalte këto. Nuk ndodhi ashtu. Unë bisedova me ta, iu thashë se më mirë t’i ndajmë rrugët. Nëse nuk dëshironi ta mbroni dike, të gjitha thashethemet zbulohen. Doja thjesht ata të thoshin se Rom do të luftonte për vendin e tij, por kurrë nuk ndodhi”, vazhdoi ai.

“Të gjithë flisnin ai duhet të shkojë, ai nuk e meriton të jetë këtu. Mirë atëherë, do të ik tani. Nëse je i lumtur, e gjen rrugën, nuk ka rëndësi a je në stol apo startues. Askush nuk ma tha mua se kështu ishin gjërat, prandaj mendova për tri-katër javë dhe i analizova gjërat, duke i parë gjithë këto broçkulla duke dalë në media. Kush i zbulon ato? Unë jo. As menaxheri im”, shtoi ai më tej.

“Iu thashë atyre se për mua nuk është mirë të jem në një vend ku nuk më duan. Ne nuk jemi budallenj. Ata na cilësojnë neve budallenj, ama ne nuk kemi të tillë, ne e dimë kush po i publikon këto”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)