Man Utd i ofron kontratë dy vjeçare Llorentes
Manchester United janë afër për të arritur një marrëveshje me ish sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente i cili është lojtar i lirë
Spanjolli u largua nga Londra në fund të sezonit pasi që i skadoi kontrata e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, 34 vjeçari pritet që të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me skuadrën e Ole gunar Solskjaer.
Unitedi dështoi për të sjell në skuadër zëvendësimin e Romelu Lukakus, i cili u shit për 74 milionë funte në Inter në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Pavarësisht se ata ishin lidh me një kalim të Paulo Dybalas dhe Mario Mandzukicit me një marrëveshje shkëmbimi multimilionëshe, asgjë nuk u materializua.
Tani gjigantët e Premier Ligës kërkojnë Llorenten, për shërbimet e të cilit janë të interesuar edhe Napoli me Lazion.
(Kosova Sot Online)