Muriqi mund të shitet 50 milionë euro

  • 27 August 2019 - 14:36
Muriqi mund të shitet 50 milionë euro

Vedat Muriqi është bërë futbollisti më i përfolur në Turqi pas transferimit në Fenerbahçe, me të cilin klub e ka nisur perfekt aventurën e tij të re.

Me sulmuesin e Kosovës po merren mediat, tifozët, analistët dhe ekspertët e mëdhenj. Me futbollistin prizrenas edhe njëherë është marrë legjenda e Fenerbahçes, Rëdvan Dilmen.

Ai ka ripërsëritur se ish klubi i tij ka bërë punë të mrekullueshme me transferimin e Muriqit, i cili pas pak mund të shitet për 50 milionë euro. “Fenerbahçe e ka transferuar futbollistin më të mirë në 15 vitet e fundit. Mos u befasoni nëse nesër klubi do ta shesë për 50 milionë euro”, ka deklaruar Dilmen.

Muriqi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para me Fenerbahcen në kampionatin e ri turk.

(Kosova Sot Online)