Sneijder: Barça dhe Liverpool edhe këtë sezon janë favorit

  • 29 August 2019 - 19:53
Sneijder: Barça dhe Liverpool edhe këtë sezon janë favorit

Wesley Sneijder vë bast që Barcelona dhe Liverpool do të jenë prapë më të mirat në Ligën e Kampionëve, por ai shpreson që Interi mund të shkojë larg pas nënshkrimit me “superyllin Romelu Lukaku”.

Ish mesfushori i Nerazzurri sapo ka lajmëruar pensionimin dhe hodhi shortin në mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve 2019-20.

“Është vështirë të them çfarë do të shohim këtë sezon për shkak se vetëm ka filluar, por kam disa dyshime, megjithatë bazuar në sezonin e kaluar besoj që Barcelona dhe Liverpool janë favorit”, ka thënë Sneijder për Sky Sport Italia. 

“Inter është përmirësuar shumë, ka filluar mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe ka nënshkruar me një superyll si Lukaku. Dëshiroj një sezon sa më të mirë për Interin, si në Serie A dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve”.

Nerazzurri i ka dhënë Lukakus numrin 9, të cilin e kishte Mauro Icardin që duket nuk është në plane të skuadrës.

“Nuk e njoh personalisht Icardin dhe kurrë nuk kam punuar me të, kështu që nuk di çfarë të them për të”.

(Kosova Sot Online)