Juventusi transferon Kwan-songun
Juventusi ka transferuar sulmuesin Han Kwang-song nga Cagliari.
Lojtari ka kaluar te “Zonja e Vjetër” në formë huazimi me opsion blerjeje.
20-vjeçari ishte pjesë e Cagliarit nga viti 2015 dhe ishte koreanoveriori i parë që luante në Serie A.
Han në dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Peruggia në Serie B, ku realizoi 11 gola në 39 paraqitje.
(Kosova Sot Online)