Reagimi qesharak i Ronaldos kur u merr erë flokëve të Sanchesit

  • 04 September 2019 - 11:48
Reagimi qesharak i Ronaldos kur u merr erë flokëve të Sanchesit

Gjatë përgatitjeve të ekipit kombëtar të Portugalisë për ndeshjet e shtatorit, Cristiano Ronaldo po gjen kohë edhe të argëtohet. Së fundi është publikuar një video ku ai shihet duke u marrë erë flokëve të Renato Sanchesit.

Gjatë ditëve në vijim, më 7 dhe 10 shtator, Portugalia do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, fillimisht kundër Serbisë në Beograd e pastaj kundër Lituanisë në Vilnius.

Për t’u përgatitur për këto dy ndeshje, trajneri Fernando Santos e ka grumbulluar ekipin kombëtar të Portugalisë dhe ata po zhvillojnë që disa ditë seanca stërvitore.

“Cristiano Ronaldo u mori mirë erë flokëve të Sanchesit sot në stërvitje”, shkroi ESPN, mbi videon e publikuar.

Cristiano Ronaldo e mori me vete në shtëpi çmimin për futbollistin më të mirë portugez të vitit, për të dhjetën herë që nga viti 2007.

34-vjeçari e ndihmoi sezonin e kaluar Juventusin ta fitojë titullin e tetë radhazi të Serisë A me 28 golat e tij në ligë, pasi u transferua në Itali nga Real gjatë afatit kalimtar të verës për mbi 100 milionë euro.

Ai gjithashtu shfaqi formë të mirë për ekipin kombëtar të Portugalisë, duke u ndihmuar portugezëve ta fitojnë trofeun e garës inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, gjatë kësaj vere.

(Kosova Sot Online)