“Dardanët” publikojnë këngën “Gol, duam gol”

  • 05 September 2019 - 20:42
“Dardanët” publikojnë këngën “Gol, duam gol”

Grupi zyrtar i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” kanë publikuar videoklipin e këngës të quajtur “Gol, duam gol”.

Njoftimi i “Dardanëve”:

‘Dardanët’ prezantojnë video-klipin e këngës zyrtare të ciklit të eliminatorëve Euro2020.

Kënga është përpunim i këngës ‘Gol, duam gol’ nga grupi legjendar ‘Lindja’, i përpunuar nga producenti Rinor Ukimeri, këngëtarë: Jehona Lumi & Florent Abrashi, incizuar në Studio RRecords, organizator Emir Krasniqi, Video produksioni: Vsm Films, dhe komuniteti i bateristëve nga e gjithë Kosova.

Falënderojmë të gjithë që ndihmuan dhe kontribuuan në krijimin e këtij klipi.

(Kosova Sot Online)