Kërkohet kthimi i Ronaldos dhe Mourinhos dhe Mourinhos në Spanjë

  • 06 shtator 2019 - 12:28
Kërkohet kthimi i Ronaldos dhe Mourinhos dhe Mourinhos në Spanjë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka kërkuar kthimin e Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos në futbollin spanjoll, pasi që të dy kishin qenë të lidhur me Real Madridin në të kaluarën.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Santiago Bernabeu gjatë verës së vitit 2018, në një transferim tronditës, mbi 100 milionë euro, në Juventus, pas nëntë sezoneve me “Los Blancos”.

Ndërkohë, Mourinho i ndau rrugët me Real Madridin në vitin 2013, pas tre vjetëve me klubin me të cilin arriti ta thyejë dominimin e Barcelonës së Pep Guardiolës në atë periudhë.

Portugezi, i cili që nga atëherë ka qenë në Premierligë me Manchester Unitedin dhe Chelsean, ka qenë i përfolur për një kthim në Santiago Bernabeu, veçanërisht pas problemeve që madrilenët i kishin pasur me ish-trajnerët, Santiago Solarin dhe Julen Lopeteguin.

Është e vështirë të imagjinohet se si Ronaldo mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll, mirëpo Tebas thotë se dera do të jetë gjithmonë e hapur për këtu dy ikona në La Liga.

“Do të më pëlqente ta kisha sërish Cristiano Ronaldon dhe që Jose Mourinho të ishte trajner i ndonjë klubi spanjoll”, ka thënë Tebas në një intervistë të dhënë për Canal 11.

“Ai është një trajner i mrekullueshëm dhe një emër i mrekullueshëm për ta promovuar ligën tonë”.

“Mendova se largimi i Ronaldos do të na ndikonte më shumë, të them të drejtën. Megjithatë, unë e preferoj futbollin spanjoll me Ronaldon në të sesa pa të”.

“Premierliga nuk ka pasur fitues të Topit të Artë që një kohë të gjatë, mirëpo ishte prapëseprapë liga më e mirë në botë. Kjo është një punë e mrekullueshme në shumë nivele”. 

(Kosova Sot Online)