“Jam fans i Guardiolës, por edhe i Kloppit”
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Duke folur për ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet nga ora 20:45, Bernard Challandes u ndal edhe te trajnerët, Pep Guardiola e Jurgen Klopp, që duket se i ka shumë në qejf.
“E mbështes Manchester Cityn, sepse jam fans i Guardiolës, gjithashtu edhe i Kloppit. E dua atë sistem të futbollit. E dua futbollin që e zbaton Guardiola dhe mentalitetin që e ka Liverpooli, skuadra e Jurgen Klopp”, tha Challandes.
(Kosova Sot Online)