Messi tregon nëse do ta pranonte ftesën e Ronaldos për një darkë së bashku

  • 12 September 2019 - 10:48
Messi tregon nëse do ta pranonte ftesën e Ronaldos për një darkë së bashku

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka pranuar se nuk është shok i ngushtë i Cristiano Ronaldos, por thotë se me kënaqësi do ta pranonte ftesën e sulmuesit të Juventusit për të darkuar së bashku.

Dy rivalët e përjetshëm i solli rruga përballë edhe një herë në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të UEFA-s para pak javësh.

Derisa qëndronin ulur pranë njëri-tjetrin në rreshtin e parë, dyshja u pyet për marrëdhëniet e tyre, pasi ata kanë një dekadë të tërë që garojnë për çmime individuale dhe ekipore.

Ronaldo, i cili e braktisi Messin kur e la Real Madridin dhe La Ligën për t’iu bashkuar Juventusit më 2018, përsëri e shprehu admirimin dhe respektin për rivalin e tij argjentinas.

Portugezi madje sugjeroi se ai dhe Messi duhet të darkojnë së bashke një ditë.

I pyetur nga gazeta spanjolle Sport nëse do ta pranonte ftesën e Ronaldos, Messi tha: “Po, nuk e kam problem këtë”.

“Gjithmonë kam thënë se nuk kam probleme me atë. Ne mund të mos jemi miq sepse nuk e kemi ndarë të njëjtën zhveshtore asnjëherë, por unë gjithmonë e takoj atë në ceremonitë e ndarës së çmimeve dhe nuk ka ndonjë problem”, shtoi ai.

“Në fakt, herën e fundit kur u takuam, ne folëm goxha gjatë. Nuk e di nëse do të ketë darkë sepse nuk e di nëse rrugët do të na bashkojnë për arsye të caktuara, sepse secili i kemi jetët tona dhe përkushtimet tona. Por natyrisht se do ta pranoja ftesën”, theksoi Messi. 

(Kosova Sot Online)