Messi: S’jam në bisedime për kontratë por dua të qëndrojë në Barcelonë, është shtëpia ime

  • 12 September 2019 - 12:21
Messi: S’jam në bisedime për kontratë por dua të qëndrojë në Barcelonë, është shtëpia ime

Lionel Messi e ka hedhur poshtë çdo dyshim mund të largohet nga klubi katalonas përmes klauzolës së largimit që ekziston në kontratën e tij me Barcelonën, duke theksuar se dëshiron të qëndrojë në klubin që e quan shtëpi të veten për aq gjatë që të jetë e mundur.

Ylli argjentinas, megjithatë, e ka pranuar se nuk është duke diskutuar për kontratë të re me gjigantin katalonas.

Ditë më parë u zbulua se Messi mund të largohet nga Camp Nou në fund të këtij sezoni, nëse dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021, por mund ta prishë atë dhe ta marrë ndonjë sfidë të re nëse dëshiron.

Por, 32-vjeçari nuk ka dhënë asnjë indikacion se dëshiron ta bëjë këtë, duke këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Barcelonë aq gjatë sa të jetë e mundur.

I pyetur nga Sport për klauzolën e largimit dhe planet e tij, Messi tha: “Nuk mund të konfirmojë asgjë sepse në kontratat tona ka marrëveshje konfidenciale”.

“Çfarë mund të them është se unë dua të jem në Barcelonë për aq gjatë që të jetë e mundur. E kam thënë disa herë gjatë karrierës sime se kjo është shtëpia ime”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )