Modric i shtohet listës së gjatë të të lënduarve në Real Madrid

  • 12 September 2019 - 15:04
Modric i shtohet listës së gjatë të të lënduarve në Real Madrid

Real Madridi e ka nisur sezonin e ri 2019/20 me një krizë lëndimesh dhe gjërat vetëm sa po përkeqësohen për të, duke parë që Luka Modric është bërë lojtari më i ri që i shtohet kësaj liste të gjatë të të lënduarve.

Mesfushori kroat e ka dëmtuar muskulin në këmbën e djathtë, edhe pse nuk dihet sa gjatë do të mungojë pasi priten teste shtesë për gjendjen e tij.

Lëndimi i tij vjen në kohën më të keqe për te, pasi përveç ndeshjes së fundjavës në La Liga, Madridi do të luajë mesjavë e ardhshme edhe në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Modric luajti për Kroacinë kundër Azerbajxhanit të hënën, pas kthimit në Madrid, ai nuk u stërvit me grupin dhe punoi i vetëm në palestër.

Në mesfushë, trajneri Zinedine Zidane ka mbetur pa Iscon dhe Modricin, derisa Casemiro dhe Fede Valverde kanë kthyer me vonesë nga obligimet me kombëtaren.

Madridi e ka nisur sezonin me 11 lojtarë të lënduar, ndërsa veçohet dëmtimi i Eden Hazardit.

(Kosova Sot Online)