“Juventusi është forcuar, Reali ka blerë Hazardin – Atletico ka më shumë opsione…”

  • 12 September 2019 - 17:07
“Juventusi është forcuar, Reali ka blerë Hazardin – Atletico ka më shumë opsione…”

Messi e pranon se gara në Champions League do të jetë edhe më e fortë këtë edicion, pasi sipas tij klubet janë përmirësuar dukshëm.

Lionel Messi beson se Juventus është më i fortë këtë sezon sepse kanë blerë disa lojtarë dhe kanë në skuadër, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për ‘Sport’, Messi foli edhe për Realin, Manchester Cityn e Atletico Madridin.

“Mendoj se të gjithë janë forcuar dhe kanë blerë lojtarët që kishin nevojë”, u shpreh Leo.

“Mendoj se Atletico ka ndërtuar ekip të shkëlqyer dhe kanë bërë blerje të mira. Dukej si skuadra që ishte dobësuar më shumë, por ata përfunduan duke bashkuar një ekip të shkëlqyeshëm dhe shumë të ekuilibruar, me shumë opsione”.

“Real Madridi gjithashtu ka bërë blerje të mira. Pavarësisht asaj që thonë, ata e kanë mbajtur ekipin dhe kanë pru lojtarë të rëndësishëm si Hazard”.

“Juventus ka bërë blerje të mira, City gjithashtu… Në përgjithësi, mendoj se tani gjithçka është më e ashpër, ekipet e mëdha po vazhdojnë të forcohen”.

“Barcelona? Nuk e di nëse skuadra që kemi është më e mirë se ajo që kishim. Do të doja shumë që ta fitoja sërish Champions Leaguen”, shtoi mes tjerash 32-vjeçari i Barcelonës. 

(Kosova Sot Online)