Tottenhami i ofron Eriksenit kontratë të re

  • 13 September 2019 - 15:15
Tottenhami i ofron Eriksenit kontratë të re

Mesfushori danez mund ta vazhdojë qëndrimin në Londër edhe për një kohë të gjatë edhe pse e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra për një eksperiencë të re

Christian Eriksen e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami gjatë verës pasi kishte nevojë për një eksperiencë tëre.

Mirëpo, gjatë afatit kalimtar nuk i arriti ndonjë ofertë serioze dhe mesfushori danez mbeti në Londër.

Sidoqoftë, tash Spurs po mendojnë ta bindin atë të qëndrojë gjatë tek nënkampioni evropian.

Londinezët e kanë bërë gati ofertën për kontratën e re të futbollistit, i cili me këtë rast do të paguhej 230 mijë funte në jave.

Përfaqësuesi danez ka kontratë me Tottenhamin deri vitin tjetër dhe nëse nuk e vazhdon kontratën do të largohet pa para verën që vjen.

Për këtë, klubi nga Premierliga mund ta shesë atë në janar, nëse nuk vazhdohet kontrata aktuale. 

(Kosova Sot Online )