Henry, për trajner të Arsenalit

  • 13 September 2019 - 15:46
Henry, për trajner të Arsenalit

Legjenda franceze mund ta drejtojë klubin angleze në të ardhmen pas largimit të Unai Emery

Thierry Henry mund të bëhet trajner i Arsenalit në të ardhmen.

Ish-bashkëlojtari i tij, Nwankwo Kanu beson se ish-futbollisti francez i ka të gjitha aftësitë për ta menaxhuar klubin londinez.

Henry e kishte nisur karrierën si trajner me një periudhë dizastër të kaluar në Monaco.

Mirëpo, ish-futbollisti nigerian beson se Henry do të rikthehet furishëm në bankinë dhe se mund të tregohet i suksesshëm në “Emirates Stadium”.

Pas largimit të Arsene Wenger, Arsenalin e ka marrë në dorë trajneri Unai Emery.

Ndërkaq, pas largimit të këtij të fundit, mund të jetë radha e legjendës së klubit, Thierry Henry, i cili një kohë luajti edhe në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)