Marquez, pas incidentit me Rossin: Unë luftoj për titullin, po ai?

  • 14 September 2019 - 21:29
Marquez, pas incidentit me Rossin: Unë luftoj për titullin, po ai?

Rikthehen inatet e vjetra mes Marc Marquez (Honda) dhe Valentino Rossi (Yamaha). Ka mjaftuar një incident në pistën e Misano, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të San Marinos, që mes dy pilotëve të nisin polemikat. Si në pistë gjatë provave ashtu dhe pas tyre.

Në momentin që dy pilotët po duelonin për “pole position”, ka patur një incident mes tyre. Për fat pa kontakt dhe rrëzime edhe pse dy pilotët iu afruan shumë njëri-tjetrit. Dy pilotët reaguan me gjeste në pistë dhe më pas me deklarata në bokse.

“Nuk e kuptova se çfarë donte të bënte Rossi. Rëndësi ka që nuk u rrëzova. Nuk jam i inatosur, por unë dueloj për titullin, ndërsa ai jo dhe më pengon. Unë nuk luftoj për “pole”, si ndonjë pilot tjetër, por për fitoren e garës dhe të titullit”, tha Marquez.

(Kosova Sot Online)