Mia Khalifa: Unë i mbështes të gjitha skuadrat që luajnë kundër Arsenalit

  • 16 September 2019 - 15:46
Mia Khalifa: Unë i mbështes të gjitha skuadrat që luajnë kundër Arsenalit

Së pari, birra për të festuar golin e Watford kundër Arsenalit, pastaj, pas barazimit 2-2, ka ardhur edhe shpjegimi i gjithçkaje në rrjetet sociale.

“Unë mbështes të gjitha skuadrat, që luajnë kundër Arsenalit”.

Kështu, Mia Khalifa, një ish-aktore pornografike dhe mbështetëse e njohur e West Ham, dëshironte të shpjegonte arsyen e pamjeve të publikuara në Instagram, në të cilat shfaqet duke pirë një birrë të tërë me fund për nder të golave kundër “Topçinjve”.

Rivaliteti famëkeq midis West Ham dhe Arsenal ka arritur në një pikë pa kthim, aq sa Khalifa, e veshur me fanellën e Watford, është bërë një mbështetëse e zjarrtë e të parëve, pavarësisht se skuadra e saj e zemrës është tjetër. “Unë mbështes të gjitha skuadrat, që mundin Arsenalin”, – shpjegoi ajo për tifozët, të cilët e pyetën pse bën tifo për një ekip tjetër nga ai i zemrës. Për kënaqësinë e të besuarve të Quique Sánchez Flores, Watford tani ka një tjetër tifoze super…

(Kosova Sot Online)