Sulmi i Dortmundit me 184 gola që mund ta kërcënojë Barcelonën

  • 17 September 2019 - 10:23
Sulmi i Dortmundit me 184 gola që mund ta kërcënojë Barcelonën

Barcelona udhëton në Gjermani për t’u përballur me Borussia Dortmundin të martën në mbrëmje. Reparti i sulmit i klubit gjerman i ka prridhur 184 gola që nga fillimi i sezonit 2018/19.

Sulmuesit e Dortmundit i kanë 101 gola dhe i kanë asistuar 83 të tjera gjatë periudhës që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Marco Reus (25 gola dhe 14 asiste), Paco Alcacer (26 gola dhe tre asiste), Mario Gotze (7 gola dhe 7 asiste), Jacob Bruun Larsen (3 gola dhe 4 asiste), Julian Brandt (11 gola dhe 17 asiste) dhe Thorgan Hazard (13 gola dhe 13 asiste) kanë kontribuar në sulmin e Dortmundit, që mund të befasojë Barcelonën në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve të martën.

Skuadra e Lucien Fravres ka shënuar më së shumti gola në Bundesligë këtë sezon, duke arritur t’i shënojë 13 gola në vetëm katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

“Ne duhet të shtyjmë përpara dhe të jemi në gjendje të kundërsulmojnë. Një skuadër që s’mund të kundërsulmojë nuk është skuadër e mrekullueshme”, ka thënë trajneri 61-vjeçar.

Konkurrenca për një vend në formacionin e parë është e madhe, pasi që Gotze dhe Bruun Larsen ende nuk e kanë zhvilluar asnjë ndeshje, përderisa Hazard dhe Brandt kanë luajtur në dy ndeshje nga stoli.

Sancho dhe Alcacer e drejtojnë skuadrën

Në anën tjetër, Favre llogarit në Sanchon, Alcacerin dhe Reusin si titullarë, pasi që dy të parët veçanërisht kanë qenë mbresëlënës me paraqitjet e tyre.

Ish-sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 26 herë në 38 ndeshjet e zhvilluara që nga ardhja e tij. Ai ka shënuar gol në të gjitha ndeshjet që i ka luajtur deri më tani këtë sezon, duke kontribuar me 10 gola në tetë ndeshje.

Pasi ka shënuar në katër ndeshje radhazi në Bundesligë, ai e ka barazuar rekordin e vendosur në Dortmund nga Pierre-Emerick Aubameyang në sezonin 2015/16 dhe nga Lothar Emmerich në sezonin 1967/68.

Ndërkohë, Sancho ishte kontribuuesi i dytë më i mirë në top pesë ligat e Evropës, pasi që vetëm Eden Hazard arriti të regjistrojë më shumë asiste (15) sesa 15 asistet e anglezit.

Këtë sezon, ai tashmë i ka regjistruar pesë asiste dhe i ka shënuar pesa gola me Dortmundin dhe Anglinë. 

(Kosova Sot Online)