Ronaldo e sqaron veprimin e tij ndaj tifozëve të Atletico Madridit
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka lënë të kuptohet se veprimi i tij me dorë në drejtim të tifozëve të Atletico Madridit, gjatë barazimit 2:2, nuk ishte bërë me qëllim për t’i ofenduar ata.
Portugezi u kap nga kamerat televizive duke e bërë një veprim me dorë, pasi e humbi një rast të mirë në minutat e fund të ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Teksa po kthehej drejt tribunës, Ronaldo u duk se po tallej me tifozët e Atletico Madridit me një veprim, që në Itali, do të thotë të jesh i frikësuar ose i druajtur. Kjo besohej se po i referohej rekordit të tij mbresëlënës kundër skuadrës së Diego Simeones.
El gesto de Cristiano Ronaldo a la afición del Atlético tras casi marcarles en el último minuto pic.twitter.com/3wStpj0YqT
— Amantes Del Fut (@Amantesdelfut_) September 18, 2019
Mirëpo, duke folur pas ndeshjes, ish-ylli i Manchester Unitedi i tha një gazetari “mëso, duhet të mësosh” një gazetari që e pyeti atë për domethënien e veprimit të tij.
Nata e djeshme rezultoi një natë zhgënjyese për Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, të cilët e çuan dëm epërsinë prej dy golash dhe arritën ta marrin vetëm një pikë nga ndeshja që përfundoi me rezultat 2:2.
Cristiano Ronaldo kishte qenë shumë afër ta shënojë një gol mbresëlënës në ndeshjen e mbrëmshme, pasi që i kaloi pesë kundërshtarë dhe për pak sa nuk e shënoi golin e fitores për Juventusin.
Megjithatë, Juventusi do ta vazhdojë rrugëtimin në këtë edicion të Ligës së Kampionëve me ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit muajin e ardhshëm, ndërsa Atletico Madridi do ta vizitojë Lokomotiv Moscow.
(Kosova Sot Online)