“Jam i gëzuar që Berisha është kthyer të jetë ai që ka qenë”

  • 19 shtator 2019 - 19:08
“Jam i gëzuar që Berisha është kthyer të jetë ai që ka qenë”

Tare është i lumtur me rikthimin e Valon Berishës.

Pas një sezoni për t’u harruar, Valon Berisha ka punuar shumë për t’i ndryshuar gjërat këtë edicion dhe deri më tani, gjërat po shkojnë mirë.

Ai është titullar kundër CFR Cluj në Europa League dhe për këtë ka marrë lëvdata edhe nga drejtori sportiv shqiptar i Lazios, Igli tare. 

“Jam shumë i kënaqur që Berisha është rikthyer të jetë lojtari që ne pamë dy vite më parë dhe jo ai i sezonit të kaluar, kështu që ai e meriton këtë mundësi”, tha Tare pas publikimit të formacioneve zyrtare.

Ndeshja mes Lazios dhe CFR Cluj ka startuar në ora 18:55.

(Kosova Sot Online)