“Nëse Messi dëshiron të pushojë edhe disa ditë, s’ka problem”

  • 20 September 2019 - 13:07
“Nëse Messi dëshiron të pushojë edhe disa ditë, s’ka problem”

Trajneri i Granadës është duke u lutur që Leo Messi të mungojë të shtunën mbrëma.

Messi u rikthye nga dëmtimi të martën kundër Borussia Dortmundin.

Për 32-vjeçarin ishte ndeshja e parë këtë edicion.

Derisa besohet se ai do ta nisë nga fillimi ndeshjen e së shtunës me Granadën, trajneri i kësaj të fundit, duke bërë shaka – tha se shpreson që atij t’i jepet pushim.

“Nëse Messi ka nevojë për të pushuar edhe disa ditë… nuk ka asnjë problem”, tha duke qeshur Diego Martínez.

Ai e di se skuadra e tij do ta ketë përball më të mirin në botë, fituesin e pesë “Topave të Artë” dhe gjashtë “Këpucëve të Arta”, andaj do të jetë e vështirë për ta ndaluar.

(Kosova Sot Online)