Nokauti i tmerrshëm
Boksieri 18-vjeçar i peshave welterweight, Jesus Ramos, shënoi një fitore mbreslënëse mbrëmë, me nokautin ndaj Ricky Edwards në rundin e tretë.
Ramos (11-0, 10 fitore me nokaut), e mundi Edwardsin (12-4, tre fitore me nokaut) në duelin që u zhvillua në Bakersfield të Kalifornisë, shkruan Insporti
Ai në rundin e tretë, e nokautoi amerikanin 29-vjeçar, Edwards, pas një të majte të frikshme që ia lëshoi në fytyrë.
Amerikani Ramos, e kishte dominuar gjithë duelin, dhe e kulmoi atë me nokautin në rund të tretë për ta siguruar fitoren.
WHAT A PUNCH ë
— FOX Sports: PBC (@PBConFOX) September 22, 2019
Jesus Ramos may have stolen the show early with this MASSIVE KO victory! pic.twitter.com/5TGNxMAfXi
(Kosova Sot Online)