Valverde i vetëdijshëm se presioni mbi të po rritet
Ernesto Valverde është i vetëdijshëm se presioni mbi të është duke u rritur për shkak të rezultateve të dobëta ta Barcelonës në fillim të sezonit të ri në La Liga.
Humbja 2:0 kundër Granadës në fundjavë veçse e thelloi krizën te gjiganti katalonas, i cili ta martën do të përballet me një test tjetër të vështirë, Villarrealin në Camp Nou.
“Kjo nuk është diçka e re”, tha Valverde i pyetur për të ardhmen.
“Kërkesat janë shumë të mëdha për të gjithë ne (trajnerët). E aq më shumë për mua në Barcelonë”, shtoi ai.
“E di se jam në një pozitë ku rezultatet kanë rëndësi. Trajneri është gjithmonë në qendër të vëmendjes”, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)