Shikoni LIVE ceremoninë e FIFA-s
Virgil Van Dijk është në mesin e atyre që pritet të fitojnë çmime nga ceremonia e FIFA-s për më të mirët e vitit 2019, e cila do të mbahet sonte në mbrëmje në shtëpinë e operës në Milano.
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit do të jetë favorit, përkundër konkurrencës nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Treshja është e nominuar për çmimin kryesor, Lojtari më i Mirë i FIFAS për 2019.
Messi, ndërkohë, është i nominuar edhe për Golin më të Mirë të FIFA për 2019, parabolën kundër Real Betisit në muajin mars.
(Kosova Sot Online)