Edhe gjyqtari është më i shpejtë se ylli i Chelseat
Fundjava e kaluar nuk ka qenë shumë e mirë për disa lojtarë të Premierligës angleze. Një nga këta ka qenë edhe Jorginho, i cili nuk ka shkëlqyer në humbjen e Chelseat kundër Liverpoolit.
Ish-ylli i Napoli-t, në fakt, ka qenë protagonist i një gare të humbur me… gjyqtarin.
Episdoi i minutës së 89-të të ndeshjes po çmend rrjetet sociale dhe, siç mund të imagjinohet, tifozët nuk janë treguar aspak të mëshirshëm me lojtarin e Frank Lampard.
“Ose gjyqtari është shumë i shpejtë, ose Jorginho është tepër i ngadaltë”, ka qenë një tifoz.
Një tjetër ka menduar për video-lojërat: “Nuk isha dakord me vlerësimin e tij 55 për shpejtësinë, por tani e kuptoj se ndoshta duhet ta kishin vlerësuar edhe më pak”.
Një tjetër ka patur një sugjerim për mesfushorin: “Shkëpute rimorkion që ke mbrapa”. Me pak fjalë, një figurë aspak e mirë për italo-brazilianin.
Chelsea looking to do swap deal with Jorginho for the ref. pic.twitter.com/BJLLbnfgNS
— David Ellis ëë (@fullback03) September 24, 2019
(Kosova Sot Online)