Pamje: Milani dhe Interi i publikojnë dizajnët e stadiumit të ri
Janë publikuar dy dizajnët përfundimtar për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit – njëri që ndryshon ngjyrë, ndërsa tjetër është i frymëzuar nga kisha Duomo di Milano.
Konceptet e dizajnëve u prezantuan në një konferencë për shtyp, të transmetuar drejtpërdrejtë edhe nëpër rrjete sociale sot në mëngjes.
Dizajni i Manicas dhe Sportiumit përfshin rrokaqiej të xhamit pranë vetes dhe ulëset e tij do të jetë plotësisht të mbuluara, por jo edhe pjesa e fushës.
Ky dizajn ia mundëson stadiumit të mbajë koncerte muzikore me ekrane të mëdha në qendër të tij.
Dizajni i dytë, i prezantuar nga Populous, quhet Katedralja dhe frymëzohet nga Doumo në Milano.
Il progetto di #Populous per lo stadio di #Inter e #Milan, con museo per San Siro dove ora c'è il dischetto del centrocampo pic.twitter.com/fifY9uT2eT
— Daniele Mari (@marifcinter) September 26, 2019
(Kosova Sot Online)