Derbi i Anamoravës, betejë për titull
Derbi i Anamoravës këtë herë do të jetë më ndryshe.
Ndeshja më e madhe në futbollin kosovar këtë radhë do t’i gjejë Gjilanin dhe Dritën duke luftuar për titull të kampionit.
Dy ekipet gjilanase e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri duke u gjendur në krye të tabelës pas gjashtë xhirosh të zhvilluara në IPKO Superligë.
Gjilani e ndan pozitën e parë me Feronikelin, kurse Drita gjendet menjëherë prapa tyre.
Dhe, krahas prestigjit të njërit prej derbive më të mëdhenj në Ballkan, këtë radhë do të luhet edhe për pikë të titullit të kampionit.
Në derbi nuk i dihet kurrë, as kur njëri ekip është në formë e tjetri jo.
Për këtë, krahas atmosferës që pritet të jetë e jashtëzakonshme në stadium, lojës me plot emocione dhe ethe, fituesi pritet të jetë i paqartë ndoshta deri në fund.
Në duelet tjera, Feronikeli pret fitore ndaj Ferizajt për ta konfirmuar lidershipin, ndërsa favorit shihet edhe Llapi përballë Dukagjinit.
Prishtina do të tentojë ta vazhdojë ngritjen me një fitore ndaj Vushtrrisë në udhëtim, ndërsa interesant pritet të jetë dueli në mes të Trepçës ’89 dhe Flamurtarit.
Kurse, Ballkani do ta ketë mundësinë ta konfirmojë forcën e tij me sfidën që do ta ketë si mysafir i Drenicës.
Të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll mund t’i shihni në Super Sport Kosova dhe këtë ua mundëson platforma televizive, IPKO.
IPKO Superliga – Java e shtatë
SSK2 E shtunë 13:00 Feronikeli – Ferizaj
SSK3 E shtunë 14:00 Llapi – Dukagjini
SSK2 E shtunë 15:00 Trepça 89 – Flamurtari
SSK3 E diel 14:00 Drenica – Ballkani
SSK1 E diel 15:00 Gjilani – Drita
SSK2 E diel 15:00 Vushtrria – Prishtina
(Kosova Sot Online )