Joao Felix: “Derbi fitohet…”

  • 28 September 2019 - 12:57
  Joao Felix: “Derbi fitohet…”

Derbi i madh i Madridit ndërmjet Atleticos dhe Realit do të luhet sonte prej orës 21:00 në “Wanda Metropolitano”.

Joao Felix do të përjetojë emocionet e një ndeshjeje reale derbi pas asaj miqësore të luajtur në SHBA, ku edhe realizoi gol.

Ylli portugez ka folur para ndeshjes dhe ka lëshuar një sinjal për rivalët e Real Madridit.

“Dua ta luaj derbin. Luajta në ndeshjen miqësore të parasezonit, ndërsa tani dua të provoj emocionet e një ndeshjeje zyrtare. Dua ta shijoj”, tha Felix.

“Nuk është thjeshtë një ndeshje, derb duhet fituar, një nga sfidat më të mëdha të sezonit. Për tifozët tanë është më shumë se një ndeshje”.

Në 6 ndeshje deri më tani në La Liga, Felix ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.

(Kosova Sot Online )