Trepça ’89 siguron fitore bindëse kundër Flamurtarit

  • 28 September 2019 - 16:54
Trepça ’89 siguron fitore bindëse kundër Flamurtarit

Trepça ’89 ka arritur ta sigurojë një fitore bindëse me rezultat 5:1 në ndeshjen kundër Flamurtarit, në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri të Ipko Superligës së Kosovës, të zhvilluar në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ndeshja filloi me lojë të hapur qysh në fillim, kur vetëm pak momente pas një goditjeje të Flamurtarit në portën e Trepçës ’89, mitrovicasit arritën të kalojnë ne epërsi me golin e Arb Manajt, në minutën e 13-të të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Në 15 minutat vijues, Trepça ’89 e rriti epërsinë në 3:0, përmes golit të Traores dhe Eminit, i cili edhe i kishte asistuar dy golat e portë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, përkundër një tentimi të fundit të Flamurtarit, nga ana e Islamit.

Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtën formë të dy skudrave, përderisa Trepça ’89 arriti ta thellojë rezultatin edhe për dy gola të tjera, përmes Rusit dhe Malokut, para se Talovic ta shënonte golin ngushëllues për Flamurtarin.

Sot, fitore bindëse shënoi edhe Feronikeli në ndeshjen kundër Ferizajt (5:0), ndërsa Llapi me dhjetë lojtarë arriti të fitojë kudër Dukagjinit me rezultat 2:1. 

(Kosova Sot Online)